Sociologu Tushi: Tërmeti i fundit, pikë kthese në të menduarin e gjërave

Shqipëria

Sociologu Tushi: Tërmeti i fundit, pikë kthese në të menduarin e gjërave

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 21:46
Gëzim Tushi

Për sociologun Gëzim Tushi, tërmeti i fundit i 26 nëntorit është një pikë kthese në të menduarin e gjërave. I ftuar në studion e emisionit "Arena" në RTV Ora, Tushi tha se duhet të bëhen analiza diferenciale për të shmangur pasoja të mëtejshme.

Mësimi i parë, sipas Tushit, është një lloj reformimi i shumë gjerave, jo vetëm i aspekteve inxhinierike, mjekësore, psikologjike, por edhe në fushën e edukimit.

Gëzim Tushi: Ky tërmet ishte i frikshëm, ne akoma nuk jemi larguar në distancë. Ne jemi akoma në valën e tërmetit, mund të them që ajo që është kryesore për mendimin tim është që ky tërmet në një farë mënyrë është një pikë kthese në të menduarin e gjërave. Përveçse duhet të merremi me pasojat në të gjitha pikëpamjet, ne duhet të bëjmë analiza diferenciale për të shmangur pasoja të mëtejshme. Kemi hyrë në një shekull të ri dhe rreziku vjen duke u shtuar. Kur themi që është shoqëri e rrezikut, përveç rreziqeve njerëzore është shtuar edhe rreziku planetar që nuk është në dorën tonë.

Mësimi i parë sipas mendimit tim në një distancë kaq të afërt nga kjo ngjarje është një lloj reformimi i shumë gjerave, jo vetëm i aspekteve inxhinierike, mjekësore, psikologjike, por sidomos në fushën e edukimit sepse është një fenomen kulturor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat