Sulmi ndaj inxhinieres, Tushi: Strategji për të goditur njeriun e dijes

Shqipëria

Sulmi ndaj inxhinieres, Tushi: Strategji për të goditur njeriun e dijes

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 22:58
Gëzim Tushi

Socialogu Gëzim Tushi tha në studion e emisionit "Arena" se sulmi që iu bë inxhinieres Luljeta Bozo nga ish- zv/kryeministri  Bashkim Kopliku tha se është një strategji 30-vjeçare për të goditur njeriun e dijes.

Gëzim Tushi: Goditja e inxhinieres është pjesë e një lloj strategjie okulte që ka pasur shoqëria jonë në këto 30 vjet për të goditur njeriun e dijes. Kjo është shumë serioze. Ne kemi 30 vjet që pushtetin e dijes e kemi nëpërkëmbur, përgjithësisht. Vendin e profesionistëve e kanë zënë mediokrët, kemi tronditur sistemin e vlerave, sistemin e meritës dhe këto kanë pasoja. Këto që po ndodhin janë pasojë e saj. Unë them se ky 26 nëntori është një çështje polivalente që duhet parë nga pikëpamja inxhinierike, e ndërtimeve, e trajtimit të njerëzve të dijes, e shoqërisë së rrezikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat