Përse e ke humbur qetësinë? Çfarë të ka ndodhur?- Abilekaj dhe Bushati debat për faturën e dëmeve

Shqipëria

Përse e ke humbur qetësinë? Çfarë të ka ndodhur?- Abilekaj dhe Bushati debat për faturën e dëmeve

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 06:22
Abilekaj dhe Bushati

Në pjesën e dytë të emisionit Open u diskutua për paratë dhe kosoton që do të sjellë rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti.

Në këtë pjesë u zhvillua një debat i fortë mes deputetit të Partisë Socialistë Ervin Bushati dhe gazetarit Enton Abilekaj. Bushati thoshte se procesi i shembjeve të banesave nuk ka përfunduar akoma dhe se grupet e inspektimit janë në terren prandaj nuk ka një faturë akoma.

Po ska mbaruar more zotëri atje në terren. Mos spekulo kot. Hajt, futja, lëshoje një shifër, 2 miliard euro- tha Bushati.

Po e ka thënë vetë Ahmetaj, 600, 700 milion euro- ndërhyri Henri Çili.

Kjo arroganca që keni marrë nga shefat tuaj nuk ju mbulon përgjegjësinë që keni- iu kundërpërgjigj Abilekaj Bushatit.

Unë këtu nuk dhashë shifër, përmenda vetëm shifrën e ARRD-së- vijoi Abilekaj.

Po shifrën me çfarë e gjen ti, e gjen me GPS ti?- vijoi edhe Bushati.

Përse e ke humbur qetësinë? Çfarë të ka ndodhur?- iu kundërpërgjigj Abilekaj.

Po si i lëshoni këto. Bëheni gjyqtarë, bëhesh prokuror, brenda 30 minutave bëhesh edhe ekonomist pastaj do bëhesh edhe arkitekt do të bëhesh edhe inxhinier- vijoi debatin Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat