Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit në Shqipëri

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 08:28
Ilustrim

Moti sot në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të bëhen më tepër prezente prej orëve të mesditës por pa praninë e reshjeve.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të bëhen më tepër prezente prej orëve të mesditës por pa praninë e reshjeve.

Mjegull e dendur në mëngjes përgjatë luginave dhe kryesisht në juglindje e jug. Ngrica në orët e mëngjesit në zonat malore si shkak i temperaturave negative.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Juglindje 1-10 m/sek. Në bregdet hera herës e vrullshme deri ne 18 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat