Cakaj takohet me zyrtarin amerikan: Mbështetje nga SHBA për integrimin dhe tërmetin

Shqipëria

Cakaj takohet me zyrtarin amerikan: Mbështetje nga SHBA për integrimin dhe tërmetin

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:58
Pamje nga takimi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Philip Reeker.

Takimi u përqendrua në diskutime që lidhen me  çështje të interesit të përbashkët, kryesinë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020, si dhe perspektivën e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe situatën në Ballkan.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin jo vetëm solidaritetin e plotë, por edhe gatishmërinë e lartë për ta ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit”, shkroi Cakaj në Facebook.

Postimi i  Cakajt në Facebook:

Në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së, zhvillova një takim me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, z. Philip Reeker!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin jo vetëm solidaritetin e plotë, por edhe gadishmërinë e lartë për ta ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit .

Po ashtu, diskutuam lidhur me prioritetet dhe planin e veprimit të Shqipërisë në kuadër të Kryesimit të OSBE-së 2020! Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mbështetjen e tyre absolute në këtë angazhim tejet të rëndësishëm ndërkombëtar për vendin tonë!

Në fund, shprehëm përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin dhe intensifikuar komunikimin në kontekst të OSBE-së dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat