Pacolli në Thumanë me Ramën, premton pallat në Krujë për 3 muaj

Shqipëria

Pacolli në Thumanë me Ramën, premton pallat në Krujë për 3 muaj

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:48
Edi Rama, Eglantina Gjermeni dhe Behgjet Pacolli

Kryeministri Edi Rama vizitoi familjet e prekura në Thumanë. Ai u shoqërua nga ministri nga Kosova, Behgjet Pacolli dhe deputetja Eglantina Gjermeni.

Në takim Pacolli, i cili ka dhuruar 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, tha se do të ndërtojë vet banesa për ata që mbetën pa çati në kokë.

“Aty ku ka pallate mirë është me zbrit poshtë, për të hapur hapësirë, se Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin”, tha Pacolli.

Pacolli tha se ka nisur nga puna për të bërë projektin e pallateve, ndërsa tha se nëse nuk krijohen pengesa, ata do të jenë gati për 3 muaj.

“Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat