Basha me banorët në Durrës: Verifikimi i pallateve të bëhet sa më shpejt

Shqipëria

Basha me banorët në Durrës: Verifikimi i pallateve të bëhet sa më shpejt

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 20:55
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka takuar banorët një pallati në Durrës, ku nga tërmeti u dëmtuan 285 familje.

Sipas Bashës, vlerësimi i banesave nuk ka përfunduar ende, ndërsa thekson se banorët  ndjehen të  pasigurt të kthehen në apartamente.

"Ata u shprehën të shqetësuar se askush nuk është interesuar dhe se kur kanë kerkuar sqarime në bashki, nuk kanë gjetur përgjigje. Ankesa patën po kështu për mungesën e ndihmave në këto ditë të vështira për ta. Qeverisja lokale dhe qendrore e ka për detyrë tu vijë në ndihmë dhe tu përgjigjet qytetarëve në çdo kohë, dhe tani më shumë se kurrë për  shkak të traumës që kanë kaluar nga tërmeti.

Vlerësimi i pallateve dhe shtëpive është i domosdoshëm dhe duhet të kryhet pa vonesa. Për këtë arsye qeveria duhet të angazhojë pa humbur kohë inxhinierët që janë të gatshëm të kontribojnë. Organizimi dhe autorizimi shtetëror i një kontigjenti prej 500 inxhinierësh të gatshëm të angazhohen, do të mundësonte përfundimin pa sorollatje të vlerësimit të çdo objekti të dëmtuar nga tërmeti, në mënyrë që qytetarëve tu jepet qartësi dhe siguri", shkruan Basha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat