Inxhinieri Meçe: Gjurma e krimit të ndërtimeve në Durrës s'është tek betoni, por tek dokumentacioni

Shqipëria

Inxhinieri Meçe: Gjurma e krimit të ndërtimeve në Durrës s'është tek betoni, por tek dokumentacioni

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:40
Arben Meçe

Inxhinieri Arben Meçe thotë se gjurma e krimit të ndërtimeve në Durrës nuk është tek betoni, por tek dokumentacioni. I ftuar në emisionin "360 gradë" në RTV Ora, Meçe deklaroi se ato pallate nuk kanë plotësuar asnjë kusht.

Arben Meçe: Ju  keni dëgjuar atë pallatin e Parashqevi Simakut, kur unë kam vajtur kam parë poshtë tij fëmijë duke luajtur. E treta që do të them është që të gjitha objektet që janë prishur nuk e kanë gjurmën e krimit tek cilësia e betonit.

Artur Zheji: Ju ja keni bërë ekspertizën...

Arben Meçe: E kanë gjurmën e krimit në dokumentacion. Ato janë objekte pa leje dhe nuk ka plotësuar asnjë kusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat