Rama: Në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë procesi i meremetimeve

Shqipëria

Rama: Në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë procesi i meremetimeve

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:10
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur sot se janë gati për të nisur sistemimin në apartament me qira të paguar të paguar nga shteti të 65 % të familjeve në Tiranë.

Rama në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se është gati edhe nisja e meremetimeve të pallateve të dëmtuara, nga një grup i parë firmash që i kanë ndërtuar ato pallate në Tiranë dhe Durrës.

“Mbyllet skema e pagesës 100% të qirave të apartamenteve, për familjet që nuk kthehen dot në shtëpi deri në përfundimin e rindërtimit ose meremetimit të banesave të tyre. Gati për të nisur sistemimin në apartament me qera të paguar nga shtetit të 65% të familjeve në Tiranë”, shkruan Rama në Facebook.

Ai tha se do të ketë vëmendje maksimale të familjeve në zonat rurale, për akomodimin në çadra dimërore.

“Procesi i vendosjes së tyre vazhdon intensivisht”, tha Rama.

Sipas tij, është gati edhe pagesa e dakorduar me çmim shumë të arsyeshëm, për të gjitha strukturat hoteliere ku janë akomoduar familjet që kanë mbetur pa strehë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat