Basha tregon pse nuk ulet në tryezë me Ramën: Nuk jemi në luftë politike

Shqipëria

Basha tregon pse nuk ulet në tryezë me Ramën: Nuk jemi në luftë politike

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:10
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, vizitoi sërish banorët e Durrësit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Basha ishte në lagjen 17, ku u takua me dhjetëra banorë.

Kreu i PD tha se ata ishin të alarmuar, pasi pallati i tyre, i dëmtuar nga tërmeti, nuk ka akoma një vlerësim zyrtar, nëse është apo jo i banueshëm.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Basha  u pyet se përse nuk ulet në tyrezë me mazhorancës.

Dhe ai u përgjigj: "Qeveria ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta. Ju po e shikoni, ne vetëm luftë politike nuk po bëjmë. Edhe po të ishim në role të ndryshme, ne në qeveri dhe ata në opozitë, këtë do kërkoja nga ata. Nuk do kërkoja të bëja fotografi bashkë. Do t’u kërkoja ‘merrni zërin e njerëzve na e sillni dhe shikoni si po e bëjmë ne punën” Se këtë detyrë ka opozita. Po u shkri opozita, nuk ka më kush t’ju mbrojë."

Basha shtoi se kudo që bie tërmet ka çakej e peshkaqenë, por që do shmangë me çdo kusht që fatkeqësia e njerëzve të kthehet në oportunitet për matrapazë.

Lulzim Basha: "Ju thoni se i keni këto prona në qendër të qytetit dhe nuk doni ti humbni. Sepse kjo është një situatë ku, nga njëra anë ka hallexhinj, nga ana tjetër, ka edhe profiterë, njerëz që shikojnë të nxjerrin diçka nga kjo. Është e pashmangshme kudo. Ku bie tërmeti ka kudo çakej e peshkaqenë. Ne duhet me çdo kusht të shmangim që fatkeqësia e disa njerëzve të kthehet në oportunitet për matrapazë."

Ndërsa theksoi se roli i opozitës është që të jetë në krahun e të prekurve nga tërmeti dhe të mos lejohet që të bëhen në kurriz të njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat