"Duhet ta sigurosh qytetarin"! Propozimet e Sazan Gurit për kryeministrin Rama

Shqipëria

"Duhet ta sigurosh qytetarin"! Propozimet e Sazan Gurit për kryeministrin Rama

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:13
Sazan Guri

Inxhinieri gjeolog Sazan Guri kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të bëjë protokollin e të gjitha ndërtimeve. I ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës, Guri tha se qeveria duhet të zbatojë disa rregulla, për të siguruar qytetarin që të rrijë i qetë në banesën e tij.

Sazan Guri: Unë nuk kam gjë me Edin si Ed, por që është udhëheqësi i popullit tonë do ti thëm dy sugjerime.

Të bëjë protokollin e të gjitha ndërtimeve, edhe këtyre që ranë, por edhe të këtyre që janë në këmbë. Protokoll do të thotë, qytetarit bashkë me atë kartën e legalizimit duhet ta bindësh që ka një studim gjeologo inxhinierik të mirëfilltë të kodeve evropiane. 

Ka një studim sizmologjik. 

Ka një konstruksion që është me platforma, është monolit, i lidhur hekuri me hekurin etj. Duhet ta sigurosh qytetarin. 

Pastaj është markë betoni, markë hekuri dhe do të thotë që janë zbatuar të gjitha rregullat dhe ti qytetar fli i qetë në pallatin tënd. 

Në këto ditë emergjenca tha Guri, rolin më të rëndësishëm nuk e kanë arkitektët, por inxhinierët dhe gjeologët.

Sazan Guri: Në këtë rast emergjent që jemi është inxhinieri ndërtues,  sidomos konstruktori, bazamenti i tokës, gjeologu inxhinierik dhe sizmologjia që duhet të thotë që kur ta kalojë 6.6 njëherë në 1500 vjet do të thotë që ti duhet ta bësh me 6.7. që i bie 9 ballë ti duhet ta bësh me 9.1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat