Edi Rama bën surprizën e madhe për fëmijët e prekur nga tërmeti, sjell Ronaldon dhe Buffon në Shqipëri

Shqipëria

Edi Rama bën surprizën e madhe për fëmijët e prekur nga tërmeti, sjell Ronaldon dhe Buffon në Shqipëri

Nga: H.O. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 21:32
Pamje nga video

Kryeministri Edi Rama kishte vizituar ditë më parë fëmijët të cilët janë gjuajtur nga ballkoni në ditën e tërmetit që ndodhi javën e kaluar në Shqipëri.

Rama iu kishte premtuar se do të sjellë një nga yjet e futbollit, futbollistin Cristiano Ronaldo dhe Gianni Luigi Buffon, të cilët erdhën sot për të vizituar këta fëmijë.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama.

Videon më poshtë e gjeni të postuar nga Edi Rama në Facebook:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat