Malaj apel qytetarëve të konsumojnë produktet: Kosto më e madhe, frika dhe paniku

Shqipëria

Malaj apel qytetarëve të konsumojnë produktet: Kosto më e madhe, frika dhe paniku

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 21:56
Arben Malaj

Nga studio e lajmeve të Ora News, ekonomisti Arben Malaj i bëri apel qytetarëve të konsumojnë sa më shumë produkte për të rikuperuan vendin nga tërmeti.

Malaj tha se kostoja më e madhe pas tërmetit është ajo e frikës dhe panikut. Por shtoi se njerëzit duhet ti rikthehen normalitetit për të reduktuar kostot e fatkeqësisë së madhe që preku Shqipërinë.

Arben Malaj: “Kostoja më e madhe, se dua të bëj edhe një apel publik, është ajo e frikës dhe panikut. Sepse po ndaj një rast me teleshikuesit tuaj sepse më 11 shtator u godit një mit që Amerika ishte një vend që nuk guxonte njeri ta sulmonte. U sulmuan në qendër të New York. 

Gjëja e parë që thanë ekonomistët dhe më pas politikanët ishte: Ju lutem popull amerikan konsumoni, konsumoni. Fatkeqësia më e madhe e një kombi kur goditet ushtarakisht apo nga fatkeqësitë natyrore është paniku. Nëse njerëzit nuk konsumojnë të gjitha prodhimet atëherë mbeten stok, nëse nuk shitet stoku ndërpritet puna në fabrikë dhe kjo sjell të papunë. 

Gjëja e parë është të heqim panikut. Duhet ti rikthehemi normalitetit. Ndodhi, na zuri ajo fatkeqësi, puna është si të reduktojmë kostot dhe kostot reduktohen duke ju kthyer normalitetit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat