Në kërkim për vrasjen e kryer në Vlorë, kush është i ekstraduari nga Italia

Shqipëria

Në kërkim për vrasjen e kryer në Vlorë, kush është i ekstraduari nga Italia

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 09:30
Vasil Dervishaj

Një person i shpallir në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Mbrëmjen e së premtes u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i 32-vjeçarit Ergest Avdiu, alias A. M., lindur në Memaliaj.

I ekstruaduari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Vlorës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

32-vjeçari dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri pronari i një lokali Vasil Dervishaj, në qershor të vitit 2018.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat