Mblodhi para në emër të të prekurve nga tërmeti, kush është i arrestuari për mashtrim? - Bota Sot
Mblodhi para në emër të të prekurve nga tërmeti, kush është i arrestuari për mashtrim?

Shqipëria

Mblodhi para në emër të të prekurve nga tërmeti, kush është i arrestuari për mashtrim?

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 10:08
Pamje nga termeti

Një person i cili mashtronte se mblidhte para për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, është vënë në prangat e policisë.

Policia e Durrësit thotë se në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së rasteve abuzive apo të mashtrimit duke përfituar si pasojë e situatës së krijuar nga tërmeti nga hetimet e kryera në pikat e grumbullimit të ndihmave, në tregjet ushqimore dhe në territor, ka bërë arrestimin e Arben Musliaj, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr.14, në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13 mijë lekë të rinj shtetasit N. F. banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për këtë situatë.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Policia thotë se garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, e jetës dhe të pronës dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast abuziv apo çdo tentativë për vjedhje prone duke ju garantuar reagim të shpejtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat