Hetimet pas tërmetit/ Kryeprokurori Olsian Çela takim me prokurorët e Durrësit - Bota Sot
Hetimet pas tërmetit/ Kryeprokurori Olsian Çela takim me prokurorët e Durrësit

Shqipëria

Hetimet pas tërmetit/ Kryeprokurori Olsian Çela takim me prokurorët e Durrësit

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:02

Olsian Cela e ka nisur punën e tij si Kryeprokuror, me hetimin e pasojave të tërmetit në Durrës.

Çela është në një takim me prokurorët e Durrësit për të diskutuar rreth pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Katër prokurori janë në kërkim të ekspertëve të ndërtimit, të cilët duhet ti bashkangjiten grupeve që pas tërmetit të 26 nëntorit, po hetojnë për veprat e ndërtimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës.

Prokurorisë së Durrësit i janë bashkangjitur dy specialistë nga instituti i ndërtimit që janë përfshirë në kqyrjet e objekteve përpara se ato të shkatërrohen në formë të telekomanduar. por ndërkohë të njëjtën nevojë për ekspertë të posaçëm ka edhe prokuroria e Krujës, e Laçit dhe Tiranës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat