“Pengmarrje për 250 mijë euro”, zbardhet dëshmia e maqedonasit dhe e autorëve - Bota Sot
“Pengmarrje për 250 mijë euro”, zbardhet dëshmia e maqedonasit dhe e autorëve

Shqipëria

“Pengmarrje për 250 mijë euro”, zbardhet dëshmia e maqedonasit dhe e autorëve

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:26
Pamje nga videoja

Zbardhet dëshmia e 23 vjeçarit maqedonas i cili u mor peng nga tre persona të cilët nën kërcënimin e armës i kërkonin 250 mijë euro.

Davor Velefski në polici ka pretenduar se pasditen e 6 dhjetorit, pranë kryegjyshatës, është futur me force në makinë nga Sokol Masha dhe Albert Xhoka dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar shumën 250 mijë euro.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë marrë njoftim se në mjet tip BMW qarkullonin persona të armatosur dhe kanë nisur ndjekjen me anë të forcave Shqiponja. Automjeti nuk ka ndaluar ndërsa me pas e kanë bllokuar sipër kodrës së kryegjyshates.

Në mjet u arrestua 23 vjeçari që ka rrëfyer ngjarjen dhe një prej autorëve. 

Autori tjetër është arrestuar në përpjekje për tu arratisur. Të arrëstuarit hodhen poshte akuzat pasi pretendonin se nuk ishte pengmarrje por se 23 vjeçarit i kishin bërë presion për kthimin e një borxhi.

Nga policia është proceduar dhe shtetasi tjetër maqedonas Subi Ethemi për moskallëzim krimi.

Nëse nuk hapet videoja, klikoni për ta parë në Youtube.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat