Akuza e Nora Malaj për Ministrinë e Arsimit: Indiferenca dhe paaftësia prodhoi shembjen e shkollës

Shqipëria

Akuza e Nora Malaj për Ministrinë e Arsimit: Indiferenca dhe paaftësia prodhoi shembjen e shkollës

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:46
Nora Malaj

Ish-depuetetja e LSI-së, Nora Malaj akuzon institucionin e Ministrisë së Arsimit se mungon transparenca për procesin e fillimit të mësimit dhe kërkon përgjejgësi maksimale për sigurimin e jetës së fëmijëve.

"Fatkeqësisht, sot, për herë të parë përballemi me një fenomen që kurrë më parë as e kemi e parë dhe as e kishim dëgjuar.

Indiferenca dhe paaftësia, për mosinspektimin që  MASR duhet të bënte në këtë shkollë, sot  prodhoi shembjen e shkollës, e cila, ka vënë në pikëpyetje garancinë e shtetit për sigurinë e fëmijëve në zonën e Buqbit, si një nga zonat më të prekura nga tërmeti", tha Nora Malaj.

Në deklaratën për mediat, Malaj tha se dëme të mëdha kanë pësuar dhe shkollat në zemër të Tiranës, të cilat janë “Sami Frashëri”, “Musine Kokalari” dhe “Emin Duraku”.

Më pas i shtroi pyetje Ministrisë së Arsimit për pragun e fillimit të këtij procesi mësimor, të cilat janë:

1-A është bërë verifikimi, vlerësimi dhe a është hartuar nga grupi i ekspertëve, lista e të gjitha kopshteve dhe shkollave publike dhe jopublike, të cilat janë prekur nga tërmeti, por edhe ato që nuk janë prekur, që janë të sigurta, sipas parametrave tekniko- inxhinierik, për fillimin dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor, në drejtim të godinave, të standartit të tyre të mirëmbajtjes dhe të funksionimit të tyre edhe pasisjes se tyre me shkallët e emergjencës, në rast rreziku?

2-Ndonëse thuhen se janë 30 numri i shkollave dhe mjediseve të dala jashtë përdorimit, ende nuk janë bërë të ditur, cilat janë shkollat, me emra dhe  vendndodhje, sa është dëmi i tyre dhe si do të  veprohet, në ditët në vazhdim, për riparimin e tyre dhe kur parashikohet koha që do të kthehen në gjendje funksionale?

3-Minsitria e Arsimit ende nuk ka nxjerrë emrat dhe listën e kopshteve apo çerdheve publike dhe jo publike, që kanë pësuar dëme, të cilat nuk mund të jenë pjesë e rifillimit të aktivitetit të tyre. Si do të operohet me fëmijët që kanë zhvilluar mësimin në këto mjedise, për vijimin e procesit mësimor?

4-Cili është plani, nëse ka, i hartuar nga Ministria e  Arsimit për koordiminim dhe për vijimin e procesit mësimor për fëmijët dhe nxënësit, që rezultojnë pa qendra të banuara dhe janë vendosur në qendra pritëse, si hoteleritë, çadra, apo mjedise të tjera, në qytete të tjera, për mbarëvajtjen e mësimit? Si do të veprohet për zhvendosjen e fëmijëve nga mjedisi ku janë akomoduar në drejtim të shkollës dhe kopshteve dhe anasjelltas? Po për ato që nuk janë pranë qendrave të banuara, po që gjenden në qytete të tjera?

5-Cili do të jetë intinerari dhe cilat do të jenë mjetet që do t’i shoqërojnë këta fëmijë për në shkolla dhe kopshte, kush do të paguajë shpenzimet  dhe si do të procedohet për ata fëmijë që janë me aftësi ndryshe dhe e kanë të pamundur  lëvizjen nëpër shkolla, në këtë situatë?

6- Si do të operohet, nëse minsitria ka hartuar një plan veprimi, për fëmijët që janë më të traumatizuar, me pos trauma, dhe cilat janë mekanizmat që do të ndihmojë mbarëvajtjen  e procesit që të mos krijohen situata kaotike, pasigurie dhe njëkohësishtë situata të pamenaxhuara ?

7- A e ka mbledhur  Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Këshillin Kombëtar të Prindërve, për t’ua bërë me dije të gjithë planveprimin e vijimit të   procesit shkollor dhe mbarëvajtjen e tij, në këtë situatë të jashtëzakonshme, për të koordinuar veprimtarinë me prindërit dhe komunitetin, për sigurinë dhe garancinë e jetës së fëmijëve gjatë dhe pas procesit mësimor, si detyrim ligjor dhe si mënyrë për të monitoruar mbarëvajtjen e situatës post traumatike?

8- A ka trajnuar mësuesit gjatë kësaj periudhe, për mënyrën sesi do të menaxhohet pas trauma,  nëpërmjet specialistëve të fushës dhe ekspertë, stafin pedagogjik, për mekanizmat e mbrojtjes dhe mënyrën sesi të sillen me nxënësit  dhe fëmijët pas situatës së kaluar nga tërmeti, për të krijuar një atmosferë pozitive dhe për të çliruar ato kategori fëmijësh, të cilët në raste të caktuara mund të  kenë sjellje të veçanta, si rezultat i post traumas që kanë kaluar?

9- A është e përgatitur Minsitria e Arsimit  dhe institucionet arsimore për të rritur prezencën e psikologëve dhe punonjësve socialë, vullnetarëve, në menaxhimin në javët e para dhe muajve në vijim, për grupet e fëmijëve, apo nxënësve të cilët kanë nevoja bazike, në menaxhimin e procesit mësimor dhe atë jetësor, për të mos shkaktuar trauma dhe për të menaxhuar raste të ndryshme?

10- Si do të koordinojë ajo punën dhe cilat do të jenë institucionet që do ta monitorojnë këtë proces në vijimësi, dhe si do të operohet për trasparencën e plotë të saj, si një nevojë dhe e drejtë kushtetuese për të krijuar një mjedis mbrojtës dhe siguri për fëmijët, mësuesit dhe prindërit?

11-4800 nxënës të prekur nga ky tërmet kanë shtëpi të pabanueshme. 620 mësues kanë situatë të ngjashme.  Pyetja që vijon është, a janë siguruar librat falas dhe mjetet didaktike që këta fëmijë apo të rinj të mos jenë në vështirësi? Si do të vijohet procesi mësimor që këta fëmijë të jenë të garantuar, për mbarëveajtjen e tyre, dhe të mos pësuar trauma si në aspektin emocional dhe atë material, në mënyrë që për ta shteti të dalë garant?

12- A është përgatitur plani për realizimin e  programit mësimor, në mënyrë, që nxënësit të mos humbasin temat mësimore, por edhe të mos ngarkohen dhe krijohet gjendje ankthi, stresi, për t’iu kthyer normalitetit, pa sforcime dhe me standard?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat