Xhaçka: Emiratet e Bashkuara Arabe solidarizohen me Shqipërinë, 460 çadra për të prekurit

Shqipëria

Xhaçka: Emiratet e Bashkuara Arabe solidarizohen me Shqipërinë, 460 çadra për të prekurit

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 15:09
Foto

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një postim të sajin ne rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Emiratet e Bashkuara Arabe i janë bashkuar vendeve të cilat po ndihmojnë Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit.

Xhaçka bashkangjitur këtij posti a postuar foto të avionit me ndihma të ardhur nga Emiratet e Bashkuara, 460 çadra dimërore për të prekurit në zonat rurale.

Postimi i plotë:

Solidaritet anekënd botës pas tërmetit të 26-nëntorit.

Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit, duke sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësistë e familjeve të prekura në zonat rurale, të cialt e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat