Nata në çadra dhe në shi/ Një pjesë e banorëve u vendosën në shtëpitë kontenier

Shqipëria

Nata në çadra dhe në shi/ Një pjesë e banorëve u vendosën në shtëpitë kontenier

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Reshjet e shiut të një nate më parë e vështirësuan më tej situatën për familjet e vendosura në 29 çadrat e improvizuara për familjet, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntori, në njësinë administrative në Manëz.

Kjo zonjë përveç dhimbjes që shkaktoi tërmeti Iiduhet të jetojë në këto kushte edhe pse vuan nga astma.
Por shumë ndryshe duket situate pas shiut të një nate më parë për 20 familjet e para të cilat munden të zhvendosen në shtëpitë lëvizëse që u instaluan vetëm pak metra larg kampit me çadra.

Në këto njësi banimi ka ngrohje dhe ujë për higjenën personale ndërkohë që furnizohen me ushqime për çdo vakt.

Zv. Ministrja e Turizmit, Ornela Cucin, e cila po ndjek sistemin e familjeve të Manzës thotë se edhe ata të çadrave do të zhvendosen.

Sipas Cuçit do të mbërrijnë të tjera njësi banimi të lëvizshme deri në hapin tjetër kur do të fillojë dhe strehimi i të gjithë familjeve nëpër shtëpi me qira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat