Cakaj takon zëvendës-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Shqipëria

Cakaj takon zëvendës-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:15
Foto nga takimi

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Bratislavë ka zhvilluar një takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Cakaj ka bërë të ditur se gjatë takimit me Geoanan kanë ndarë pikëpamje të njëjta lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin dhe zhvillimin të rajonit dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO.

“Theksuam edhe njëherë përkushtimin për arritje të objektivit dy për-qind në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024”.

“Po ashtu, biseduam për prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdim të komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij:

Gjatë qëndrimit në Bratislavë zhvilluam edhe një takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mircea Geoana ?!

Ndamë pikëpamje të njëjta lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin e zhvillimin e rajonit dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO. Theksuam edhe njëherë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024.

Po ashtu, biseduam për prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdim të komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta ✌!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat