Tërmeti, ja nga sa lekë u detyruan policët të paguajnë

Shqipëria

Tërmeti, ja nga sa lekë u detyruan policët të paguajnë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:43
Ilustrim

Dokumenti i firmosur nga drejtori i policisë së Shkodrës Niko Brahimaj hedh poshtë pretendimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili të premten mohoi që punonjësit të jenë detyruar të paguajnë për të ndihmuar të prekuritt nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dokumenti urdheron efektivët e policisë së qarkut Shkodër të kontribuojnë në vlera financiare sipas gradave. Kështu drejtori, zv drejtor i dhe shefat e komisariateve detyrohen të paguajnë nga 5 mijë lekë nga rroga e tyre.

Shefat e sektorëve dhe shefat e seksioneve pranë drejtorisë dhe komisariateve detyrohen të kontribuojnë nga 4 mijë lekë, ndërsa specialistët, ndihmës specialistët dhe efektivët e tjerë nga 3 mijë lekë. Së fundmi drejtori Brahimaj urdhëron që gjithë efektivët civile të paguajnë shumë 2 mijë lekë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Të premten drejtori i Policisë së Shtetit në një deklaratë për mediat tha se nga kontributi vullnetar i efektiveve janë mbledhur 104 milionë lekë.

Veliu ndër të tjera tha se mirëkuponte dhe me shume se 2000 efektivët që nuk kanë patur mundësi të kontribuojnë.

 PAGESAT E EFEKTIVËVE

Drejtori, zv drejtori, shefat nga 5 mijë lekë

Shefat e sektorëve dhe seksionit nga 4 mijë lekë

Efektivët dhe ndihmës specialistët nga 3 mijë lekë

Efektivët civilë nga 2 mijë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat