Sherim të shpejtë Manjola! Alesio të pret - Bota Sot
Sherim të shpejtë Manjola! Alesio të pret

Shqipëria

Sherim të shpejtë Manjola! Alesio të pret

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 21:00
Manjola, mamaja e Alesios dhe Ogerta Manastirliu

Kjo është Manjola, mamaja e Alesios, djalit të vogël i cili për ti shpëtuar tërmetit u hodh nga kati i 5-të i pallatit. 

Familja ka humbur babain dhe motrën. Ndërkohë Manjola vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë” shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook

Qeveria brenda 15 dhjetorit do të vërë në dispozicion të familjeve që kanë humbur të afërmit apartamente.

Alesio me mamanë e tij do të kenë dhe ata apartamentin e tyre në Tiranë

“Duhet gjetur dhe mënyra si duhet të kujdesemi për njërin prej tyre që ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët. Do i japim shtëpinë, do i vëmë një kujdestare. Daja jeton në Angli, ka ardhur përkohësisht. Shtëpia do jetë në emrin e tij, ai është I zoti i shtëpisë” tha kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë. "

Ndërkohë Alesio u bë pjesë e surprizës që kryeministri i bëri atij dhe Aurelit për të takuar dy futbollistët e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo

Edhe ne i urojmë Manjolës shërim të shpejtë dhe të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat