Makina del nga rruga, humb jetën shoferi - Bota Sot
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Shqipëria

Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar ka vdekur këtë të shtunë në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë kryqëzimit të fshatit Rëmbec.

Viktima është një 37-vjeçar me iniciale M.B., banues në fshatin Orman. Ai udhëtonte me një makinë Benz, kur humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat