Dënohet ashpër deklarata e Spartak Brahos ndaj shkimtarit Agron Tufa

Shqipëria

Dënohet ashpër deklarata e Spartak Brahos ndaj shkimtarit Agron Tufa

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 14:10
Agron Tufa

Dega e VATRËS në Washington DC proteston me forcë deklarimet e fundit të deputetit socialist Spartak Braho ndaj ish kryetarit të Insititutit i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit të Z. Agron Tufa.

Largimi i Z. Tufa nga Shqipëria dhe kërkimi I azilit politik në Zvicër tregon pa-aftesine e shtetit shqiptar për të mbrojtur ata që po tregojmë me fakte krimet barbare të komunizmit enverian shqiptar për 45 vjet. Deklarimet e fundit të deputeti Braho trëgojnë se ata qe kanë pasur lidhje me pushtetin komunist nuk heqin dorë nga metodat e vjetra dhe nga urrejtja që kanë për ata që ende i cilësojnë armiq të idëologjisë së tyrë të vjëter kriminale . Fatkeqesisht kjo urrejtje po transferohet dhe ne brezin e ri te Shqipërise

Këto akte tregojnë se dështimi për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata që i kanë shërbyer krimeve të komunizmit dhe dështimi i verifikimit të figurave politike dhe atyre që punojnë në administratën shqiptare në 30 vjetët e fundit ka sjëllë dështimin total për të patur një shtet të së drejtës, ligjit dhe lirisë së fjalës në Shqipëri.

Dega Vatrës në Washington bën thirrje për përjashtim deputetit Spartak Braho nga parlamenti shqiptar dhe nga cdo funksion politik ose administrativ në shtetin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat