Zyrtarizohet procesi i rivlerësimit të banesave

Shqipëria

Zyrtarizohet procesi i rivlerësimit të banesave

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:38
Foto

Dy javë pas shpalljes së emergjencës kombëtare në tre qytete, mazhoranca ka zyrtarizuar procesin e rivlerësimit të banesave.

Në draftin e dorëzuar në parlament parashikohet përfshirja në këtë skemë edhe të ndërtesave që janë në proces legalizimi.

Po ashtu të drejtë për të aplikuar do të kenë edhe ata të cilët kanë kontrata sipërmarrjeje dhe jetojnë në pallate ende të pa hipotekuara. Megjithatë projekti nuk parashikon se cila do të jetë baza nga e cila do të mbështetet rivlerësimi i banesës, por pritet që vlera fillestare të llogaritet kosto e ndërtimit ose kontrata e sipërmarrjes.

sipas projektligjit tatimi në procesin e rivlerësimit do të jetë 3 për qind nga 15 që është aktualisht.

Të gjithë qytetarët e interesuar do të kenë afat nga 1 janari deri në 30 gusht të vitit 2020 për të bërë vetëdeklarimin në zyrat e kadastrës apo përmes një eksperti të licencuar. Vlerësohet se efektet financiare në buxhet parashikohen të jenë 6 miliard lekë ndërsa pritet që  procesit ti nënshtrohen rreth 50 mije banesa.

Në Shqipëri ka pasur disa procese rivlerësimi, përmendim këtu  procesin e  rivlerësimit të pasurisë dhe taksimin me 1 % gjate viteve 2011-2013  nga e cila përfituan 95 mije pasuri. Ndërsa procesi i rivlerësimet me 2% gjate viteve 2016-2017 u bë për 63 mije pasuri dhe gjeneroi 5.1 miliard leke ne buxhet. Kështu nëse marrim një shembull të thjeshtë kur një banesë vlen 100 mijë euro por shitet 150 mijë qytetari paguan 15% të diferencës prej 50 mijë euro ose 7500 euro kundrejt shtetit. Ndërkohë nëse bëhet rivlerësimi me 3% atëherë është i detyruar të paguajë vetëm 1500 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat