Mesfushori Florian Loshaj nga Runiku i Skenderajt e vë në ankand fanellën e vetë me nënshkrim për të ndihmuar Shqipërinë

Shqipëria

Mesfushori Florian Loshaj nga Runiku i Skenderajt e vë në ankand fanellën e vetë me nënshkrim për të ndihmuar Shqipërinë

Nga: F.B Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 22:40
Florian Loshaj

Ish-futbollisti i U-21 dhe kandidati për kombëtaren e Kosovës 23 vjeçari Florian Loshaj nga Runiku i Skenderajt ka përzgjedhur mënyrën unike për të kontribuar për Durrësin dje Thumanen duke vënë në ankand publik fanellën e tij me numër 22 me nënshkrim në shitje nga sot deri me 22 dhjetor.

Çmimi fillestral i fanellës së Florian Loshajt me numrin 22 me ngjyra të skuadrës Politehnica Iasi nga elita rumune e Futbollit, kua ai luan nga fillimi i edicionit , ku ka shënua 3 gola dhe ka 6 asistime edh 4 shtylla të qëlluara është 50 euro.

Mirëpo janë nevojitur vetëm pak orë nga publikimi i këtij aksioni – ankandi dhe fanella e tij pas shumë ofertave ka arritur në vlerën 650 euro, që sipas mendimit të drejtuesve të klubit që po mbështesin aksionin por edhe mendimit të tij është ende larg vlerës reale që pritet të grumbullohet deri me 22 dhjetor kur mbetet ankandi i hapur për oferta.

Të gjitha mjetet që do grumbullohen nga ankandi i fanellës së Florian Loshajt me numër 22 do të dërgohen në Shqipëri si mbështetje humanitare në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Thmanë.

 Siç dihet Loshaj ka qenë pjesë e U-21 në edicionin e shkuar kualifikues nën drejtimin e Rafet Prekazit, ndërkohë që aktualisht është duke treguar formë të lartë dhe llogaritet një ndër futbollistët kyç të skuadrës Polotehnica Iasi.

Më herët Flo si e thërrasin shokët dhe familjarët ka qenë pjesë e Akademisë së Futbollit “Genk”, ndërsa më pas qenë pjesë edhe skuadrave holandeze “Roda” dhe “Mastricht”, para se të nënshkruaj për skuadrën rumune Iasi.

Për Florian Loshajn interesim kanë shprehur edhe Federata e Futbollit të Shqipërisë duke e ftuar në grumbullimin që planifikohet të mbahet së shpejti, mirëpo ai është i vendosur të bind përfaqësuesen e Kosovës se e meriton fanellën e Kosovës.

Aktualisht tri nga katër skuadrat më të njohura rumune përfshirë Dinamon dhe Steauan e kanë vënë në radarin e tyre futbollistin nga Runiku, ndërkohë që skuadra e tij e llogarit si “kapital” prej nga mundet të inkasohen shumë, ndonëse ai ka oferta edhe nga vendet e tjera.

Flo falënderon klubin Iasi për mbështetje në këtë aksion bamirësie po shpreson se fanella e tij mund të inkasoj shumë më shumë mjete se sa ka marr oferta në ditën e parë dhe të mund të kontribuoj në ndërtimin dhe mbështetjen për vëllezërit shqiptar që pësuan nga tërmeti në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat