Sondazhi për dëmet e tërmetit, shqiptarët kërkojnë arrestimin e përgjegjësve

Shqipëria

Sondazhi për dëmet e tërmetit, shqiptarët kërkojnë arrestimin e përgjegjësve

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 08:57
Foto

Dy javë pas tërmetit, Shqipëria përpiqet të rikuperojë dëmet, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar apo shoqëruar lidhur me shkaqet e dëmtimit të disa objekteve.

Ndërtues, projektues, investitorë, zyrtarë lokalë tashmë duket se të gjithë kanë pjesën e përgjegjësisë në sistemin e ndërtimit që duket se në zinxhirin e tij ka çaluar në disa elementë.

Emisioni “Opinion”, trajtoi mbrëmjen e djeshme pikërisht çështjen e përgjegjësisë, ndërsa qytetarët u pyetën me anë të një sondazhi.

“A duhet të ishin ndaluar menjëherë ndërtuesit pronarë të pallateve të rrëzuara nga tërmeti?”, ishte kjo pyetja e sondazhit, ku morën pjesë mbi 5500 votues. 91 përqind e tyre kërkojnë që të ketë përgjegjës për situatën e krijuar pas tërmetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat