Rama inspektoi QSUT, reagon Vasili: Situata delikate, kryeministri po tallet

Shqipëria

Rama inspektoi QSUT, reagon Vasili: Situata delikate, kryeministri po tallet

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 12:43
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas inspektimit që kryeministri Rama në QSUT. Në një deklaratë për mediat, Vasili thotë se inspektimi u bë me ministren dhe drejtorin e QSUT që nuk kanë lidhje me verifikimet për dëmet në godinë. 

Sipas Vasilit edhe pse në datën 30 nëntor është konkluduar që të mos lejohet aktiviteti në ambientet e dëmtuara deri në riparimin e dëmeve, përsëri në spital vazhdon puna. 

Vasili: Sot gjithologu, i cili shkon dhe bën inspektim me ministren e Shëndetësisë, që s’ka të bëjë me ekspertizën ndërtimore, me drejtorin e QSUT që gjithashtu s’ka të bëjë me dëmtime strukturore dhe me një verifikim inxhinierik. Me një mjeke të nderuar, por që nuk ka të bëjë me këtë çështje, pa inxhinier hyjnë në një godinë, e cila nuk duhet të ishte në funksion deri në përfundimin e riparimeve dhe ku janë boshatisur vetëm 2 kate, ndërsa 4 kate të tjera vazhdojnë ende punë.

Kush i jep garancinë e sigurisë kësaj ndërtese kur Inspektorati i Ndërtimit thotë të mos lejohet aktiviteti në ambiente deri në riparimin e dëmtimeve. 4 Kate vazhdojnë punën. Kush e merr këtë përgjegjësi? Çfarë është ky që merr përgjegjësi të tjera apo kështu ndodh në të gjithë botën pastaj kur na ndodhin fatkeqësitë.

E njëjta gjë të nderuar qytetarë po ndodh me shkollat. Shkolla në mes të Tiranës, shkolla “Emin Duraku”, shkolla “Faik Konica”, skandali me shkollën “Sami Frashëri” me nga 2 ekspertiza. Në shkollën “Emin Duraku” një ditë më parë jepet në mënyrë të qartë nga ekspertiza dhe inxhinierët që të pezullohet aktiviteti dhe 24 orë më vonë ku s’ka ndodhur asgjë, asnjë riparim jepet një mendim i kundërt. Po a mund të bëjnë shaka të tilla? A mund të bëhen lojëra të tilla me objekte të tilla kaq delikate siç janë shkollat ku shkojnë qindra fëmijë? Si spitali ku citova më lartë ku hyjnë me mijëra njerëz?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat