Kryqi i Kuq Kinez dhuron 100 000 USD për të prekurit nga tërmeti

Shqipëria

Kryqi i Kuq Kinez dhuron 100 000 USD për të prekurit nga tërmeti

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Kryqi i Kuq Kinez mbështet Kryqin e Kuq Shqiptar në operacionin në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Sot në Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar u organizua një takim ndërmjet Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës Zhou Ding dhe Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi.

Duke i dorëzuar aktin e dhurimit të një shumë prej 100 000 usd Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ambasadori kinez shprehu solidaritetin e popullit dhe të qeverisë kineze, dhe të Kryqit të  Kuq të Kinës në këto ditë të vështira për popullin shqiptar. Kjo ndihmë e Kryqit të Kuq Kinez është vazhdim i mbështetjes në vite për Kryqin e Kuq Shqiptar,  si shenjë e frymës miqësore e humane të popullit kinez ndaj popullit shqiptar.

Duke marrë këtë donacion, Presidenti Alushi tha se “Në çdo fatkeqësi që ka goditur vendin, populli kinez është ndodhur pranë popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë pa masë ndihmën e dhënë Kryqit të Kuq Shqiptar, si një akt vlerësimi dhe besimi për shoqatën tonë. Organizimi i ndihmës deri te përfituesi konkret do të jetë pjesë e një procesi trasparent.”

Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar falënderoi përzemërsisht ambasadorin kinez,  dhe nëpërmjet tij qeverinë kineze dhe Kryqin e Kuq Kinez për këtë mbështetje të vyer dhënë shoqatës në këto ditë të vështira për popullin shqiptar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat