Basha pranë qytetarëve dhe bizneseve të dëmtuara: 26 nëntorit i parapriu tërmeti ekonomik - Bota Sot
Basha pranë qytetarëve dhe bizneseve të dëmtuara: 26 nëntorit i parapriu tërmeti ekonomik

Shqipëria

Basha pranë qytetarëve dhe bizneseve të dëmtuara: 26 nëntorit i parapriu tërmeti ekonomik

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 23:15
Lulzim Basha

Ka zgjedhur të jetë çdo ditë pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, por Lulzim Basha nuk ka asnjë barrierë për mediat që duan ta ndjekin në këto takime.

Emisioni "Tempora" vendosi që të ndiqte përgjatë një ditë kreun e opozitës në takimet e tij, për ta sjellë atë pa filtrat e partisë.

Mbërrijmë në Durrës përpara kryetarit të PD-së. Aty gjejmë përfaqësuesit e zyrës së shtypit. Një kamera, një mikrofon, dy aparate fotografikë dhe një përfaqësues i zyrës së shtypit. Kjo është e gjithë infrastruktura për të përcjellë takimet e kryetarit.

Në pritje të Lulzim Bashës janë deputetët e zonës dhe përfaqësuesit e degës së partisë.

Ndërkohë Lulzim Basha ka zgjedhur të përdorë një makinë private në udhëtimet e tij drejt çdo zone të prekur. Efekte Takimi i pare eshte me nje biznesmen, i cili gjate këtyre dy javëve ka një dëm të madh financiar.

Basha: Aspekti ekonomik dhe social që ka sjellë tërmeti për ekonominë e Durrësit është kolosal. Nuk kemi një shifër, por një biznes në dy javë ka një dëm prej 600 mijë eurosh. Sipërmarrje me 450 punëtorë. 450 familje që marrin këtu një rrogë, shpeshherë të vetmen rrogë.

Takimet janë pa asnjë pushim. Ndalesat janë në 3 biznese në Durrës.

Edhe pse kjo ditë ishte menduar që ti kushtohej bizneseve të dëmtuara nga tërmeti, Lulzim Basha nuk mund të linte qytetarët jashtë fokusit.

Kur arrin tek qytetarët presim pak çaste. Lulzim Basha ka një telefonatë të rëndësishme, ndaj nuk e ndërpret.

Pranon të futet kudo që i kërkojnë qytetarët, e nuk ka rregulla strikte.

Basha: Para se ti godiste tërmeti i 26 nëntorit shumë prej këtyre familjeve i ka goditur një tërmet ekonomik. Kam parë një varfëri brenda shtëpive të tyre në qytet, edhe më të rëndë në zonat rurale që tregon se në çfarë krize ndodhet vendi, në çfarë kushtesh të vështira gjenden banorët e një prej zonave më të zhvilluara të vendit.

Nuk nguron që ti kërkojë llogari qeverisë.

Basha: Të vinë dhe të bëjnë një vlerësim realist të gjendjes së ndërtesës, brenda janë jo vetëm familjet e kësaj zone por edhe dhjetëra familje të tjera të të afërmve të tyre që janë strehuar nga lagjet që janë goditur dhe shkatërruar plotësisht. Do të ishte e pafalshme që mosvlerësimi i banesës në kohë do të përbënte shkak për ndonjë tragjedi këtu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat