Rindërtimi me punëtorë të huaj, Prifti: Rama bëri gafë, jo dhe jo

Shqipëria

Rindërtimi me punëtorë të huaj, Prifti: Rama bëri gafë, jo dhe jo

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 23:26
Rezart Prifti

Eksperti i ekonomisë, Rezart Prifti, e ka cilësuar një gafë deklaratën e Ramës për të marrë fuqi punëtore nga jashtë për programin e rindërtimit.

Në emisionin "Tempora", Prifti tha se qeveria duhet të angazhojë të gjithë zinxhirin e ekonomisë në këtë projekt dhe jo ta ndajë me tre firma siç bën me rrugët.

Prifti: E dëgjuat gafën e Kryeministrit kur tha që nuk kemi punëtorë dhe do ti marrim nga jashtë. Po jo dhe jo. Është gafë. Nëse ti siguron se gjysmë miliardi dollarë do të bënin fluks në këtë ekonomi, të sigurosh që ndërtimin e 2000 pallateve që janë duke u ndërtuar, zinxhiri i vlerës të mos shkojë në tre firma siç shkon në rrugët e Shqipërisë.Angazhoje të gjithë zinxhirin e ekonomisë shqiptare nga Vermoshi në Konispol që të marrë ai dhe ekipin e punës nga Saranda, Gjirokastra. Këtë zinxhir e kam parë kur ndërtohej Hidrocentrali i Kalivaçit. Po u sigurua kjo, për 10 vjeçarin e ardhshëm të Shqipërisë ka për të qenë spektakël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat