Rama pranë familjes Greku , vogëlushja: I kam parë gjyshërit në ëndërr

Shqipëria

Rama pranë familjes Greku , vogëlushja: I kam parë gjyshërit në ëndërr

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 00:53
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen Greku e cila humbi 3 anëtarë të saj për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Të strehuar në banesat sociale në Shkozë në Tiranë, anëtarët e kësaj familje kujtuan momentet e tmerrit, që sollën humbjen e 3 jetëve, të Saimirit dhe prindërve të tij.

Teksa pa nga afër edhe kushtet në të cilat jetonin, Rama nuk nguroi tu ofronte gjithë mbështetjen e nevojshme, qoftë financiare apo morale.

Edi Rama: “Ne jemi në dispozicion për çdo gjë. Dhe për të gjitha familjet që paktën viktima kemi një trajtim të veçantë nga të gjitha pikëpamjet. Do ketë ndihmë financiare për ata që janë nxënës, studentë.”

Por nuk munguan dhe momentet prekëse.

Edi Rama: “Do të vijnë në ëndërr.”

Vajza: “Në ëndërr i kam parë 100 herë por i dua këtu.”

Edi Rama: “Ata kanë shkuar në qiell tani, janë atje lart, të shohin dhe duan që të jesh gocë e mirë.”

Vajza: "Të shohin edhe ty."

Edi Rama: "Na shohin të gjithëve."

Familja Greku, më herët jetonte në pallatin që e rrëzua për shkak të tërmetit në Thumanë. Ndërsa tani pjesa e mbetur do të qëndrojë në banesat sociale në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat