Vlorë, sekuestro preventive për mbi 500 mijë euro pasuri

Shqipëria

Vlorë, sekuestro preventive për mbi 500 mijë euro pasuri

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një pasuri me vlerë 543 452 euro është vënë në sekuestro preventive, pasi dyshohet se është përfituar nga aktivitete kriminale dhe pastrimi i parave.

Sekuestroja u vendos nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, që ekzekutoi edhe vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

• 2 apartamente banimi në Vlorë;

• 2 llogari bankare;

• 1 automjet Volksëagen.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 543 452 euro.

"Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale "Trafikim narkotikësh" dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat