“Ata që duan të prishin teatrin mbyllën gojën, ikin me turp” - Bota Sot
“Ata që duan të prishin teatrin mbyllën gojën, ikin me turp”

Shqipëria

“Ata që duan të prishin teatrin mbyllën gojën, ikin me turp”

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 09:30
Foto

Të ftuar ditën e sotme në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, kanë qenë profesori dhe aktivisti për mbrojtjen e Teatrit Ervin Goci dhe Dorjana Musai.

Teatri Kombëtar është përfshirë në listën e 14 vendndodhjeve më të rrezikuara të federatës “Europa Nostra”. Kjo ka qenë tema kryesore e diskutimit në panelin e të ftuarve të “Ditë e Re” 

Ervin Goci:“Është e rëndësishme që një kauz e ngritur nga aktivistë konvertohet në një dosje dhe është punuar nga një ekip shumë profesional, arkitekt, inxhinier dhe të tjerë. Kjo dosje i ka shkuar Europaostrës dhe ata e kanë çertifikuar si pasuri europiane, trashëgimisë europiane, pra Teatri Kombëtar nuk është Kapalon dhe nuk e themi ne por e thotë institucioni që ka autoritetet më të larta të trashëgimisë dhe restaurimit në Europë”.

I pyetur a janë sërish artistët të përçarë, Goci thotë se kjo ndarje ka ndodhur vetem në fillimet e kësaj çështje dhe tani ky debat është mbyllur.

Ervin Goci: “Ky është mendimi juaj që e impostoni kështu. Unë kam një mendim tjetër, domethënë mund të ketë qenë në fillesat e para kur u hap debati, por ky debat është mbyllur me dy foto dhe me disa pompime mediatike dhe është mbyllur gjithë historia aty. Tani ka dy ndarje. Një që kanë humbur rrugën komplet, profesionalisht mendërisht dhe njerëzisht dhe njerëz të tjerë që kanë vendosur të respektojnë statusin e artistit, të respektojnë marrëdhënien me institucionin dhe t’i qëndrojnë deri në fund kauzës”, shprehet ai.

Arjola Shehu: Ti do të thuash që ata që duan të shembin Teatrin nuk janë artist?

Ervin Goci: Jo unë dua të them që ata që duan të prishin Teatrin, përveçse një pompim mediatik një mujor e kanë mbyllur gojën sepse fabula u ra dhe tani kalojnë andej nga Teatri, ulin kokën dhe ikin me turp prandaj kjo ështe e verifikueshme shumë kollaj. Në këtë sens nuk kam asnjë debat për Teatrin. Teatri është një nga skenat më të rënda korruptive sepse merret një copë tokë thua t’ja kalojmë privatit. Na vjen një projekt nga privati i pa kërkuar, na del një firmë që nuk dua ta përmend emrin e cila thotë një ditë të bukur se unë do bëj një teatër dhe sipërfaqja që përdoret për teatrin është ndoshta më pak dhe sa ¼ sa është sot. Ai bën një projekt atje që praktikisht ne nuk dimë as kosto asgjë, asgjë dhe ¾ e tjera janë të gjithë 6 kulla nga 14 deri në 21 kate që vijnë në formë shkalle. Kjo është e pranuar publikisht dhe nga kryeministri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat