Aeroporti i Tiranës, fluksi i pasagjerëve gjatë tetorit rritje vjetore prej 20%

Shqipëria

Aeroporti i Tiranës, fluksi i pasagjerëve gjatë tetorit rritje vjetore prej 20%

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Autoriteti i Aviacionit Civil bën të ditur se 271 589 pasagjerë fluturuan për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndër këto, 6 724 janë pasagjerë të fluturimeve charter.

Sipas statistikave zyrtare, në tetor të 2018 numri i pasagjerëve llogaritej 216 181 ndër të cilët 1 796 pasagjerë të fluturimeve charter.

Ndërsa në tetor të vitit 2017 numri i pasagjerëve llogaritej 205 952, ndër të cilët 1 469 ishin pasagjerë të fluturimeve charter.

Nëse do të bënim krahasimin tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë tetorit ka një rritje prej 20% krahasuar me vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat