Katari solidarizohet me Shqipërinë, ambasada anulon pritjen për Ditën Kombëtare

Shqipëria

Katari solidarizohet me Shqipërinë, ambasada anulon pritjen për Ditën Kombëtare

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Pas tërmetit të 26 nëntorit me Shqipërinë janë solidarizuar shumë vende në botë.

Edhe ambasada e shtetit të Katarit në Shqipëri i është bashkuar këtij solidaritet, duke anuluar pritjen me rastin e Ditës Kombëtare.

"Uroj që shqipëria ta kapërcejë ketë situatë të vështirë", thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë shkaktoi 51 viktima, ndërsa shkatërroi dhe dëmtoi qindra shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat