Rama kapet me banoren e prekur nga tërmeti: Qenke dinamit. Përgjigja: Jam zot shtëpie.

Shqipëria

Rama kapet me banoren e prekur nga tërmeti: Qenke dinamit. Përgjigja: Jam zot shtëpie.

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama takoi të prekurit nga tërmeti në Laç, ku lejoi të flisnin gratë fillimisht pasi mendon se tregojnë problemet e vërteta.

Aty pati një debat me një banore. Ajo i përsëriste disa herë se punon për copën e bukës, prandaj kryeministri ia ndërpreu fjalën për t’i treguar se kjo gjë nuk ka ndodhur në Shqipëri as në mesjetë.

Madje i bëri të ditur se as në Itali nuk i janë gjendur banorëve kaq afër pas tërmetit.

"Mos më përmendni copën e bukës. Njerëzit nuk kanë vuajtur për copën e bukës as në mesjetë. Nuk ka përmbyt naj herë në Shqipëri. Janë përmbytur njerëzit në ujë dhe nuk ka pyetur njeri për ta. Ra një tërmet dhe janë njerëzit në hotele e çadra, s’ka bërë ndonjëherë vaki një gjë e tillë. Shko në Itali meqë e ke afër. Shko shihi si janë akoma nga tërmeti i 2009-ës", i tha kryeministri.

Më pas vijoi duke i thënë: "Më mbyte, qenke dinamit".

Nuk mungoi as replika e banores, e cila iu kthye kryeministrit për ti thënë: "Jam dinamit se jam zot shtëpie." Pas kësaj, Rama i zgjati dorën dhe banorja i buzëqeshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat