Debati për kartat, studentët e “Luigj Gurakuqit” kritika bashkisë e universitetit

Shqipëria

Debati për kartat, studentët e “Luigj Gurakuqit” kritika bashkisë e universitetit

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 13:17
Foto

Studentë dhe drejtues të Universitetit të Shkodrës zhvilluan një debat me anëtaret e këshillit bashkiak për shërbimet që do të përfitojnë nga Karta e studentit që pritet të miratohet së shpejti.  Në takimin ku munguan përfaqësuesit e Bashkisë së drejtuar nga Voltana Ademi, studentët kishin kritika për vendorët dhe vetë universitetin për tarifat që paguajnë për disa shërbime.

Mungesa e mbështetjes shihet si një prej faktorëve që kanë ndikuar përgjysmimin e studentëve të Universitetit të Shkodrës në 5 vitet e fundit.

Ndaj në një takim për kartën e studentit që pritet të miratohet në Shkodër, të rinjtë kishin kërkesa dhe kritika direkte për institucionet dhe vetë universitetin.

Studentja: Për tu regjistruar tek biblioteka duhet të blejmë një  kupon 2500 lekë për ti cuar zonjës vërtetimin që jemi studenta. Për mos vazhduar më tej, për të marrë vërtetimin që është 5 mijë lekë e sipër.

Studenti: Transporti publik, ushqimet dhe librat

Rektori Adem Bekteshi u kujdes të kujtojë një fakt që sipas tij është më shumë se domethënës, që zona e veriut është ndër më të varfrat, prandaj këtyre studentëve u duhen ofruar sa më shumë lehtësi nga pushteti vendor dhe ai qendror.

Bekteshi: Krijimi i kushteve financiare shtesë për studentët nga ana e pushtetit lokal do ishte një favor i madh për familjet e të gjithë studentëve. 

Por për ti dëgjuar në sallë ishin vetëm këshilltarë, pasi përfaqësuesit e bashkisë se drejtuar nga Voltana Ademi e cila vijon të kontaktojë vetëm në distancë me të zgjedhurit e ri

Brisela Kadija, kryetare e Këshillit bashkiak: Ne të gjithë palët kemi marrë angazhim që ta çojmë deri në fund këtë detyrë kundrejt jush.

Pikëpyetja e madhe ngrihet mbi faktin se sa do të luajë rol të fortë bashkia Shkoder në miratimin e kësaj karte, duke përfshirë këtu bashkëpunimin edhe me institucionet private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat