Ke menduar të japësh dorëheqjen? Ja si përgjigjet Ardian Dvorani

Shqipëria

Ke menduar të japësh dorëheqjen? Ja si përgjigjet Ardian Dvorani

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:05
Kreu i KED, Ardian Dvorani

Kreu i KED, Ardian Dvorani thotë se nuk e ka për mburrje të paraqitet në Prokurori. Në përfundim të marrjes së pyetjeve pas kallëzimit që i ka bërë Presidenti Meta, ai tha për gazetarët se gjithçka ia ka lënë në dorë hetimit. Ndërsa iu shmang pyetjes nëse do të japë apo jo dorëheqjen.

Pyetje: Keni besim tek ky hetim dhe jeni ju aq i pushtetshëm sa të bllokoni 2 vjet, 3 vjet ...të qëndroni kaq shumë vite në sistemin e drejtësisë. Keni menduar ndonjëherë dorëheqjen

Dvorani: Kjo është një pyetje që nuk mund të më bëhet mua. Kjo është pa kuptim. Në Shqipëri duhet të mësohemi të gjithë që ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Unë nuk e kam menduar se kam ndonjë status të privilegjuar. Nuk kam arsye të dal dhe me mburoje unë u paraqite tek prokurori. Nuk është arritje, ky është detyrim.

Pyetje: A jeni ju i pushtetshëm për atë që akuzoheni që keni ndërhyrë duke bllokuar transformuar prej 2017 KED reformën e të gjitha me radhë?

Dvorani: Ta vërtetojë hetimi

Kur do emërohet  inspektori i lartë i drejtësisë?

Dvorani: Në këto moment që po flasim do të mblidhet KED. Sot është momenti i miratimit të kalendarit dhe mendoj se këshilli do të procedojë me intervistat e 5 kandidatëve për inspektor. Pas kësaj është procesi i zbardhjes së vendimeve dhe lista do ti çohet kuvendit. Unë nuk e di se kur përfundon agjenda e kuvendit, por ne do të bëjmë më të mirën që të krijojmë kushte që inspektori të emërohet sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat