Rama: Kur Zaho të bëjë pyetjen e parë për SHBA-të, do ti tregoj mesazhin e Leyla Moses Ones

Shqipëria

Rama: Kur Zaho të bëjë pyetjen e parë për SHBA-të, do ti tregoj mesazhin e Leyla Moses Ones

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 18:49
Edi Rama

Mbrëmjen e sotme në pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri.

Teksa po fliste Rama tha se mesazhet që i kanë nisur ambasadorët e huaj në lidhje me tragjedinë e 26 nëntorit nuk do ti publikojë dhe as nuk do ti ruante ato.

Por, ai shtoj se mesazhin e Leyla Moses Ones do ta ruajë dhe do të ja tregojë djalit të tij të vogël kur ai të bëjë pyetjen e parë.

Rama:

“Mesazhin e Leyla Moses Ones e kam nxjerr dhe e kam ruajtur në një dosje dhe kur im bir 5 vjeç të rritet edhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë, unë do ti lexoj atë mesazh.

Ashtu sikundër do vijë dita kur im bir të inatoset me bashkimin europian, e kush nuk inatoset me BE-në?!

Unë do i tregojë historinë e zbarkimit të tyre më 26 nëntor dhe heroizmat e atyre burrave dhe grave që vunë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetët e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat