Rama: Ndihmuam vëllezërit tanë

Shqipëria

Rama: Ndihmuam vëllezërit tanë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 23:35
Rrahman Rama

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Rrahman Rama në studion e Abc News me gazetaren Linda Karadaku ka rrëfyer detaje nga operacioni pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Rama e cilëson si obligim kontributin e forcave të FSK në momentet më të vështira për Shqipërinë.

“Informacionin për operacionin i kemi marrë nga ushtria shqiptare dhe i falenderojmë për mbështetjen. Ne kemi kryer detyrën tonë, kemi ndihmuar vëllezërit tanë. Isha në Thumanë, me presidentin, dhe fakti që trupat tanë kanë vepruar me trupat greke, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën…”, thotë ai, teksa shton se edhe situata e krijuar nga tërmeti është një luftë në llojin e vet“.

“Është një luftë pak më specifike, por kjo është e llojit të vet. Është e vështirë për tu parashikuar, por ne duhet të kryejmë obligimin”, tha Gjenerali.

I pyetur nga gazetarja për faktin se gjatë operacionit kanë bashkëpunuar edhe me forcat serbe, i pari i FSK-së thekson se këto janë ngjarje të jashtëzakonshme.

“Po e përmenda edhe më herët në raste të jashtëzakonshme, nuk njeh fe, parti, kulturë, është njerëzore. Ne na ka gëzuar fakti që ata kanë qenë të gatshëm”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat