Policia prangos ish- zyrtaren e Gjykatës Administrative në Vlorë

Shqipëria

Policia prangos ish- zyrtaren e Gjykatës Administrative në Vlorë

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:34
Ilustrim

Policia ka vënë në pranga këtë të enjte Edlira Shehun, me detyrë ish- sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative të Vlorës.

Policia në njoftimin e saj vë në dukje se ish zyrtarja e gjykatës është prangosur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfitimit ekonomik

Njoftimi i policisë: 

Vlorë

Goditet një tjetër rast i krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive.

Kapet dhe ndalohet një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat