Akuza publike e Kryemadhit: 51 shqiptarët u vranë me dashje në 26 nëntor

Shqipëria

Akuza publike e Kryemadhit: 51 shqiptarët u vranë me dashje në 26 nëntor

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 21:48
Monika Kryemadhi

“Vrasje me dashje e 51 vitkimave për shkak të mosveprimit me dashje të struktruave të qeverisë me në krye Edi Ramën.”

Kjo ishte akuza publike që Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, bëri në emisionin “Open” në Top Channel, teksa komentoi reagimin e strukturave shtetërore pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama për “shoë” me viktimat e tërmetit dhe theksoi se shteti ishte tërësisht i papërgatitur për t’u përballur me emergjencën.

“Ne paguajmë 1.1 milion euro për të ushqyer qentë për shpëtimin pas katastrofave. Ku kanë shkuar këto para? Mos kanë shkuar për të ushqyer qentë e propagandës?”,- pyeti Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha gjithashtu se strukturat reaguan me vonesë edhe në rastin e shembjes së shtëpisë së familjes Lala në Kënetë të Durrësit, ku 8 persona humbën jetën.

“Shikoni videot, shtëpia është shembur në mëngjes”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat