“Lëri këto bilbilosje”, Dudushi-Kryemadhit: Pranove se je e korruptuar

Shqipëria

“Lëri këto bilbilosje”, Dudushi-Kryemadhit: Pranove se je e korruptuar

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 06:30
Alban Dudushi dhe Monika Kryemadhi

Një përplasje e fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes Alban Dudushit dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Debati i fortë nisi kur Alban Dudushi i tha Kryemadhit se sa herë që i del dikush kundër e quani vegël e dikujt, i shitur i blerë etj.

Është e ulët që sa herë ju del dikush përballë, filloni dhe thoni se ky është vegël qorre, ky është ushtar, ti je i shiturm ti je i blerë”- tha Dudushi.

Pse kush është ai që vendos etikën time se si duhet unë të vishem- iu kundërpërgj Kryemadhi.

Në nxehje e sipër pa dashje pranove se je e korruptuar. Jam e korruptuar the- vijoi Dudushi.

Po, jam e korruptuar sepse i kam dhënë votën Edi Ramës. Jam e korruptuar se nuk e ngrita zërin- vijoi debatin Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat