Rama propozon Ahmetajn Ministër për Rindërtimin, Presidenca: Asnjë vonesë për dekretimin - Bota Sot
Rama propozon Ahmetajn Ministër për Rindërtimin, Presidenca: Asnjë vonesë për dekretimin

Shqipëria

Rama propozon Ahmetajn Ministër për Rindërtimin, Presidenca: Asnjë vonesë për dekretimin

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:29
Arben Ahmetaj

Kryeministri Edi Rama e ka risjellë në qeveri Arben Ahmetajn, por kësaj here jo si Ministër të Financave, por si njeriun që do të merret me rindërtimin pas tërmetit katastrofik tëe 26 nëntorit.

Rama e ka propozuar Arben Ahmetajn si Ministër shteti për Rindërtimin.

Kujtojmë se deri më tani, Arben Ahmetaj ka drejtuar komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave, por duket se kreu i qeverisë e kërkon sërish ish- Ministrin e Financave në qeveri. Mbi rastin Rama ka publikuar këtë mesazh në rrjetin social.

Mësohet se tashmë Rama e ka dërguar emrin e Ahmetajt në tavolinën e Presidentit Meta, për ta dekretuar emërimin e tij si Ministër i shtetit për Rindërtimin.

Lidhur me këtë kërkesë të Ramës, ka reaguar dhe Presidenca përmes zëdhënësit. Tedi Blushi ka shkruar në rrjetin social se nuk do të ketë asnjë sekondë vonesë në lidhje me emërimin e një Ministri të shtetit për Rindërtimin, duke lënë të kuptuar se Meta mund ta firmosë që këtë të premte dekretimin e Ahmetajt.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin.”-shkruan Blushi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat