Meta dekreton Arben Ahmetajn si Ministër i Rindërtimit

Shqipëria

Meta dekreton Arben Ahmetajn si Ministër i Rindërtimit

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 15:29
Ilir Meta, Edi Rama, Arben Ahmetaj

Meta dekreton Arben Ahmetajn si Ministër i Rindërtimit.

Kryeministri Edi Rama u detyrua të shtojë në kabinetin e tij një ministri të re pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë propozoi Ahmetajn si ministër Shteti për Rindërtim.

Ndërkohë Rama thotë se ministri do të merret me koordinimin e të gjitha institucionet vendase dhe nderkombetare.

"Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit,"- shkruan Kryeministri Rama në Twitter, duke publikuar edhe propozimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat