Punimet skandaloze në rrugë nxjerrin në protestë banorët e Postribës - Bota Sot
Punimet skandaloze në rrugë nxjerrin në protestë banorët e Postribës

Shqipëria

Punimet skandaloze në rrugë nxjerrin në protestë banorët e Postribës

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:22
Foto

Banorët e Postribës kanë bllokuar aksin Qendër Mes-Kullaj në shenjë proteste për shkak të punime të dobëta. Ata i kërkuan bashkisë që të mos marrë në dorëzim punimet, pasi vetëm pak ditë pas hedhjes së asfaltit rruga u bë me gropa.

Dhjetëra banorë të Postribës kanë bllokuar në fundjavë aksin Qendër Mes–Kullaj. Shkak u bënë punimet aspak cilësore të rrugës. Banorët kërkojnë reagimin e bashkisë Shkodër që të mos marrë në dorëzim përfundimin e rikonstruksionit, në të kundërt protesta do të përshkallëzohet.

Vetëm pak ditë pas hedhjes se shtresës së asfaltit në këtë segment, u rikthyen gropat në rrugë, duke treguar që firma zbatuese ka punuar jashtë çdo standardi duke mos respektuar kriteret e përcaktuara.

"Rrugë skandaloze, nuk ka më keq. Rruga që është shtruar para 15 vitesh është shumë më mirë se kjo që është shtruar para dy javësh".

"Më këmbë e hap asfaltin. Me ec me makinë këput qafën."

"Rruga siç e shikoni dhe vetë është në parametra skandaloze. Njësia administrative e ka ngritur problemin në bashki, njësia nuk pranon ta marrë në dorëzim këtë rrugë."

"Do protestojmë deri sa rruga të bëhet brenda normave. Nuk kërkojmë më shumë sesa projekti, të zbatohet ai projekt që duhet të bëhet."

Bashkia Shkodër ka bërë me dije se firma do të rishikojë punimet pas publikimit të skandalit në fjalë.

Ky është ndër rastet më flagrante të abuzimit me tenderat nga ana e firmave, ndërkohë që pushteti vendor ka mbyllur sytë përpara taksave të qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat