Rindërtimi nis nga fshatrat, Rama: Brenda 2020, të gjithë me shtëpi

Shqipëria

Rindërtimi nis nga fshatrat, Rama: Brenda 2020, të gjithë me shtëpi

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 18:55
Edi Rama

Konferenca ndërkombëtare e donatorëve do të mbahet në Tiranë mes fundit të janarit 2020 ose fillimit të shkurtit.

Kryeministri tha se koha e mbajtjes do të jetë në varësi të daljes së raportit të dëmeve nga tërmeti.

Përmes një videomesazhi, Rama tha se objektivi i qeverisë është që brenda 2020 të gjithë banorët e fshatit që kanë humbur shtëpinë ta gëzojnë Vitin e Ri në një shtëpi të re, ndërsa brenda qershorit 2021 ata që kanë humbur shtëpinë në qytete të jenë në apartamente të reja.

Nga ana tjetër ai theksoi se vazhdojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësitë e çdo kahu dhe niveli për dëmet e shkaktuara pas tërmetit si pasojë e abuzimeve në ndërtim.

"Sot janë kryer arrestimet e para, hetimet vazhdojnë" tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat