“Qëndrimet e shprehura cënojnë integritetin që kërkon pozicioni”, zbardhen arsyet e shkarkimit e Malajt nga BSH

Shqipëria

“Qëndrimet e shprehura cënojnë integritetin që kërkon pozicioni”, zbardhen arsyet e shkarkimit e Malajt nga BSH

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 20:07
Arben Malaj

Është zbardhur vendimi i shkarkimit të Arben Malajt nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimi është firmosur nga Erjon Braçe, zv/kryeministër, e ndër të tjera aty theksohet se qëndrimet e shprehura nga Malaj cënojnë integritetin që kërkon pozicioni në Bankën e Shqipërisë.

“Duke marrë në konsideratë dhe duke e vlerësuar kërkesën e Kuvendit, daljet dhe prononcimet publike të z. Arben Malaj për tema thellësisht politike, të cilat kanë qenë të vazhdueshme edhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të datës 30 qershor, si dhe duke u bazuar në dispozitën ligjore të përmendur më sipër, Këshilli i Ministrave ka vendosur që z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të pezullohet nga kjo detyrë.

Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në vendim.

Relacioni sqaron me gjerësisht arsyet që, sipas Qeverisë, kanë çuar në shkarkimin e Malajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat